Shkup, 14 qershor – Përfshirja e fëmijëve shqiptarë në edukimin parashkollor është jashtëzakonisht e vogël dhe një problematikë shumë komplekse, ku ndërthuren kompetenca, politikat arsimore dhe mendësitë e ndryshme socio-kulturore, e që shpesh herë bien ndesh me njëra-tjetrën, shkruan gazeta KOHA. Për këtë edhe zgjidhja e problemeve duhet të jetë shumëdimensionale, u tha mes tjerash në Tryezën e rrumbullakët të titulluar “Sfidat e edukimit parashkollor dhe lidhja e tij me cilësinë e arsimit në nivele tjera”, të organizuar nga Qendra për Politika Arsimore e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” dhe Kopshtin “Fidani” të Komunës së Çairit. Në nivel të grupeve etnike, përfshirja e… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)