Ministri turk për Çështje evropiane Jomer Çelik në intervistë për gazetën javore austriake “Profilxh” i kritikon “standardet e dyfishta” të Bashkimit Evropian. “Turqia përjetoi një tentativë për puç, kalon përmes një kohe të vështirë, por BE-ja deri tani nuk ka treguar solidaritet”, theksoi Çelik. Ai citoi edhe se BE-ja nuk respektoi asnjë nga marrëveshjet me Turqinë.
“Ne kujdesemi për tre milionë refugjatë nga Siria, ndërsa asnjë vend anëtar i BE-së nuk dëshiron që të pranojë as 3.000, ndërsa ne na mbajnë leksione për të drejta të njeriut”, theksoi Çelik. Ai shtoi se është gënjeshtër të konfirmohet se Truqia së shpejti do të dërgojë emigrantë në drejtim të Evropës. Çelik i përgënjeshtroi edhe pohimet se ekziston plan për kthimin e dënimit me vdekje në Turqi.
Ministri turk për çështje evropiane veçanërisht u ankua në “sjellje të pahijshme” të shefit të diplomacisë austriake Sebastijan Kurc kundrejt vendit të tij. “Ai nuk e bën punën e tij ashtu siç duhet. Kurc vepron si të jetojë në një monarki austro-hungareze”, akuzoi Çelik.