Ish-presidenti i FIFA-s në 17 vitet e fundit u dënua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, së bashku me Michel Platinin, për një pagesë të kryer për llogari të francezit prej 2 milionë frangash zvicerane në vitin 2011, për disa shërbime në favor të FIFA-s. Blatter, ashtu sikurse Platini, i mohoi akuzat, por kjo nuk e shpëtoi as atë dhe as francezin nga ndëshkimi. Fillimisht, ish-presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s u pezulluan me 8 vite nga aktivitetet, por ky dënim u ul më pas në 6 vite. Platini ishte i pari që iu drejtua “CAS”-it për dënimin e tij, por ky institucion vetëm sa e reduktoi atë, nga 6 në 4 vite, ndërkohë që një gjë e ngjashme nuk ndodhi me Blatterin.