Është caktuar masë paraburgimi për biznesmenin Sead Koçan. Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkup 1 Shkup pasditen e sotme ka caktuar masë paraburgimi dhe ka lëshuar urdhër arrestimi për Koçan, i cili urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë. Arrestimi është caktuar pasi Këshilli penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, e cila ka parashtruar vendimin e gjykatëses së procedurës së mëhershme, e cila në fillim ka refuzuar kërkesën për paraburgim. Këshilli sot ka vendosiur se të gjitha bazat për paraburgim janë përmbushur, gjegjësisht ka pranuar arsyetimin e PPS se Sead Koçan nëse mbetet në liri – mund të ikë, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të shkatërrojë dëshmi për rastin “Trust”, në të cilin është i dyshuar nga ana e Prokuroria Speciale si ish drejtues i firmës Transmet, ndërsa në lidhje me tenderin me dokumente të falsifikuara në REK Manastir. Gjykata javën e kaluar ka sjellë vetëm masa të kujdesit vetëm për të dyshuarin e dytë Vasilije Aviroviq, drejtues të “Sileks nemetali ST” me urdhër që të mos kontajtojë me njerëz të caktuar. Sipas Prokurorisë Speciale, konsorciumi i “Transmet”, “Sileks nemetali ST” dhe “VATO” kanë realizuar pagesë joligjore prej 17 milionë eurove para të shtetit nga tenderi në vitin 2011. Televizioni Telma sonte ka tentuar që të bie në kontakt me avokatin e Koçan, Nikolla Dodevski, por përfaqësuesi ligjor i biznismenit nuk ishte i qasshëm për koment.