Buxheti i Lojërave Olimpike 2020 në Tokio parashikohet të jetë 17 miliardë dollarë (16.2 miliardë euro), bëri të ditur të mërkurën komiteti organizator. Një muaj pas refuzimit të CIO (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) i një buxheti prej 17.78 miliardë dollarë, drejtuesi i komitetit organizator të Lojërave Olimpike 2020, Toshiro Muto, theksoi se buxheti do të jetë mes 15 dhe 16.8 miliardë dollarë (14.4-16.1 miliardë euro). Në nëntor, zv/presidenti i CIO, John Coates, kishte refuzuar buxhetin e parashikuar prej 17.78 miliardë dollarë prezantuar nga guvernatori i Tokios. Kjo shifër është larg Lojërave te Pekinit në 2008 (40 miliardë euro), ndërkohë që Lojërat Olimpike të Londrës në 2012 e kishin buxhetin 11 miliardë euro) dhe ato në Rio 2016 (12.5 miliardë euro).