Maratona e Parisit, zhvilluar sot, ka patur një rezultat surprizë. Fituesit e saj janë burrë e grua: Për meshkuj fitoi keniani Paul Lonyangata dhe për femra bashkëshortja e tij Purity Rionoripo. Një përfundim disi surprizë, pasi në majën e podiumit për herë të parë ngjitet një çift bashkëshortësh. Për Lonyangata, 24 vjeç, maratona franceze përfaqëson triumfin më të rëndësishëm në karrierë, duke zënë vendin e parë me kohën 2h06’10”.Kjo është koha e tij më e mirë në këtë disiplinë, duke lënë pas patriotët e tij Stephen Chebohut (i dyti) dhe Solomon Yego (i treti). Ashtu si bashkëshorti i saj edhe Purity bëri një garë të mirë të femrat. Atletja 23-vjeçare e mbylli garën me kohën 2’23’50”, rekord personal. Edhe ajo la pas dy atlete të tjera nga Kenia, Agnes Barosio (e dyta) dhe Flomena Cheyech (e treta).
Burrë e grua fitojnë maratonën e Parisit
Leave a comment