Marcelo Brozovic pritet që së shpejti të rinovoj kontratën e tij me Interin deri në vitin 2021. Piero Ausilio është duke punuar shumë në këtë drejtim dhe sipas asaj që raporton “La Gazetta dello Sport”, zyrtarizimi pritet të vij brenda 10 ditëve. Me marrëveshjen e re, mesfushori kroat do të ketë një klauzol largimi prej 50 milion euro, por kjo vlen vetëm për klubet jashtë Italisë, njëjtë sikur në rastin e Mauro Icardit.