Britma e Halebit përmes 8 fotografive (FOTO)

Siria është vendi ku një qytet i bukur historik siç është Halebi, u shndërrua në pluhur e hi nga Rusia dhe regjimi i presidentit diktator Asad. Për pesë vite bota ka drejtuar sytë nga kjo gjendje, ndërsa nga shtetet apo organizatat botërore që mbajnë pishtarin e ruajtjes së paqes në botë, nuk u bë asgjë. Për ne, shqiptarët, këto pamje janë edhe më të dhimbshme, më të afërta e shumë kënd e mbushën lehtë me lot. Në vijim, ju sjellim dhjetë fotografi prekëse që shpërfaqin vendin që po lëngon për një ndihmë, për pak bukë e një pikë ujë.

Në këtë fotografi shihet një djalë i vogël sirian i cili pas sulmeve i mbuluar me pluhur e gjak pret për ndihmë në një nga pak qendrat  e improvizuara shëndetësore të mbetura në Siri. Pa derdhur lot...
Në këtë fotografi shihet një djalë i vogël sirian i cili pas sulmeve i mbuluar me pluhur e gjak pret për ndihmë në një nga pak qendrat e improvizuara shëndetësore të mbetura në Siri. Pa derdhur lot…
Në mesin e krejt kësaj tragjedie, secili mundohet të shpëtojë frymën e më të dashurëve të tyre
Në mesin e krejt kësaj tragjedie, secili mundohet të shpëtojë frymën e më të dashurëve të tyre
Një vajzë e mbuluar nga pluhuri, dhe rrethuar nga tmerri, kujdeset që të ketë ca rroba me veten për kulmin e saj të radhës, nëse veç mund ta gjejë një të tillë...
Një vajzë e mbuluar nga pluhuri, dhe rrethuar nga tmerri, kujdeset që të ketë ca rroba me veten për kulmin e saj të radhës, nëse veç mund ta gjejë një të tillë…
Tanku i kthyer mbrapsht, aty ku gjithçka u kthye mbrapsht!
Tanku i kthyer mbrapsht, aty ku gjithçka u kthye mbrapsht!
Fëmijët zgjedhin të mposhtin të vërtetën e hidhur, aq kohë sa të munden
Fëmijët zgjedhin të mposhtin të vërtetën e hidhur, aq kohë sa të munden
Kjo pamje sjell rebelët sirian, njëri prej tyre duke bërë shenjën “Allahu është një”, ndërsa përkrah ka një burrë tjetër që mbanë në gji një foshnje
Kjo pamje sjell rebelët sirian, njëri prej tyre duke bërë shenjën “Allahu është një”, ndërsa përkrah ka një burrë tjetër që mbanë në gji një foshnje
Vendi i shkatërruar pa asnjë frymë të njeriut në të, sikur të lë pa frymë
Vendi i shkatërruar pa asnjë frymë të njeriut në të, sikur të lë pa frymë
Ushtarë të rraskapitur nga ”detyra” e tyre vrasëse
Ushtarë të rraskapitur nga “detyra” e tyre vrasëse