Në shikim të parë mund të duket një shou mashkullor për të matur forcat me qëllim që të fitojnë vëmendjen e kamerieres që sjell birra. Por, sporti gjerman i mundjes së gishtave, i njohur si Fingerhakeln, nuk është vetëm lojë e rastësishme që lind duke pirë gjatë “Oktoberfest”, përcjell Koha Ditore shkrimin e Barbend.com. Në fakt, si shumicën e gjërave (birra, prodhimi i veturave dhe të qenit në kohë), gjermanët e marrin këtë aspekt të kulturës së tyre shumë seriozisht. Sporti daton që nga shekulli i 17-të dhe derisa historikisht, mundja e gishtave thuhet të ketë qenë metodë për të zgjidhur një mosmarrëveshje mes burrave, sot është një sport i organizuar ku ka gara vjetore në grupmosha dhe peshë të ndryshme në Bavari, në Austri dhe në regjionet alpine të perëndimit të Evropës. Dhe në thelb, mundja e gishtave përfshin dy burra që ulen përballë njëri-tjetrit në një tavolinë druri, me gishtat e mesëm të lidhur me një shirit lëkure dhe tentojnë të ngrehin kundërshtarin në anën tjetër të tavolinës!
Brenda sportit të çmendur të mundjes së gishtave (FOTO)
Leave a comment