Ashtu siç ishte paralajmëruar, Tomas Brdariç do të jetë trajner i ri i Shkëndijës. Brdariç sot ka zbarkuar në Shkup, ku është pritur nga një pjesë e drejtuesve kuqezi dhe bashkërisht janë nisur për në Tetovë. E tëra që pritet tani është prezantimi i tij para tifozëve dhe mediave. Kujtojmë, më 8 janar kuqezinjtë kanë caktuar grumbullimin e parë, i cili s’ka dyshim se do të udhëhiqet nga gjermani Tomas Brdariç. Derisa, atë që kemi paralajmëruar më herët, Jeton Beqiri nuk do të pranojë postin e zëvendëstrajnerit dhe i njëjti do të largohet nga klubi, por ekziston mundësia që ai ti jepet ndonjë post tjetër në klub.