Kryeqyteti i Sllovakisë Bratisllava, i cili ndodhet në brigjet e lumit Danub, me avantazhin e të qenit të afërt me qytetet më të mëdha të Evropës së Mesme, po tërheq vëmendje të madhe nga turistët, raporton Anadolu Agency (AA).
Bratisllava e cila ndodhet në kufirin perëndimor të Sllovakisë, ndodhet në afërsi të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë, kryeqytetit të Hungarisë, Budapest dhe kryeqytetit të Çekisë, Prag. Bratisllava, e cila është një prej zonave e cila preferohet nga ata që udhëtojnë nëpër ture të Evropës së Mesme për shkak të pozitës qendrore, çdo vit bëhet nikoqir i një numri të madh të turistëve.
Bratisllava e cila ka një popullsi prej 500 mijë personash, është bërë kryeqyteti i Sllovakisë, pas ndarjesh në dysh të Çekosllovakisë. Ky qytet me parlamentin, ndërtesat shtetërore, universitetet, muzetë dhe teatrot, është bërë qendra politike, ekonomike dhe kulturore e Sllovakisë.
Qyteti i cili ka mbetur me vite të tëra nën kontrollin e Hungarisë dhe të Gjermanisë, hungarezët e quajnë Pozsony, kurse gjermanët Pressburg. Pas luftës së Mohaçit pjesa më e madhe e Budapestit dhe të Hungarisë kishte kaluar nën kontrollin e Shtetit Osman, ku me këtë gjatë viteve 1563-1830 mbretërit hungarezë u kurorëzuan në Bratisllavë.
Në këtë qytet, i cili tërheq vëmendje me natyrën kosmopolite, çdo vit organizohen festivale të shumta dhe programe tregtare. Vendet e para që duhet të vizitohen në Bratisllavë janë Kalaja e Bratisllavës e cila gjendet në Old Town (Qytetin e Vjetër), Dera e Michalskës, Katedralja Saint Martin, Kisha Saint Elizabeth e cila njihet si Kisha e Kaltërt si dhe Lumi Danub.
Në këtë qytet ka edhe skulptura të shumta interesante. Turistët shprehin interesim të madh për skulpturat si “Cumili i cili fotografohet në kapanxhë (Man at Work-Burri në punë) dhe ato “Schöner Naci”, “Ushtari Francez” dhe “Paparazzi”.