Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brajan Ji, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre. Në intervistë ai ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, demarkacionin dhe asociacionin, si dhe procese të tjera të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin. Brajan Ji gjatë vizitës zyrtare në Kosovë u takua me liderët institucionalë të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe ata të Listës serbe.