Qindra milionë njerëz në botë sonte në sheshet në qytetet e tyre, në qendrat turistike, restorante, pabe… apo në atmosferë familjare në shtëpi, do ta përcjellin vitin 2016 dhe do ta presin Vitin e Ri 2017. Qyteti i Shkupit e anuloi festën qendrore për natën e Vitit të Ri që duhej të mbahej në sheshin “Maqedonia”. Rreth dy milionë denarë të cilat janë planifikuar për organizimin e pritjes, do të dhurohen për qëllime sociale. Megjithatë, për të vegjlit është paraparë program i pasur në rrugën “Maqedonia”. Në orën 10 do të shfaqet shfaqja “Brashko” do të ketë lojëra për fëmijë, shou magjik, parkalim të Vitit të Ri dhe defilim i Mbretëreshës së akullt. Plaku i Vitit të Ri do t’i bashkohet parakalimit në orën 11:30, ndërsa fëmijët do të mund të shoqërohen me të dhe ndihmësit e tij. Në orën 12:30 do të ketë “Christmas mix” me City Radio. Festë të Vitit të ri do të ketë në skuerin “Jadran” në organizim të Komunës Qendër. Ahengu i quajtur “Qytet në qytet 4” do të fillojë prej orës 22. Në skenë do të ngjiten hip-hop artistët legjendarë të SAF, bendi “Film” e Jura Stubliq dhe “Zabraneto pushenje”. Kryeqyteti në prag të festave është zbukuruar me elemente dekoruese dhe ndriçim special. Bredhi qendror i Vitit të Ri i cili është vendosur në sheshin “Maqedonia” është i lartë 21 metra, dhe është ndriçuar me disa mijëra drita, dhe figura ndriçuese, ndërsa do të ndriçojë në ngjyra të ndryshme. Sivjet për herë të parë sheshi “Maqedonia” është dekoruar edhe me shatërvan ndriçues dhe me tunel ndriçues. Dekorimi Qytetit të Shkupit i ka kushtuar 12 milionë denarë, ndërsa për dekorim është angazhuar kompania “Link media”. Autoritet e qytetit dhe policia apelojnë që qytetarët të përmbahen nga përdorimi i kapsollave gjatë festave. Vitin e Ri 2016 të parët do ta presin banorët e ishujve të Oqeanit të Qetë Tonga, Kiribati, dhe Samoa. Të fundët vitin 2016 do ta përcjellin banorët e Samoas Amerikane.