Zejnulla VESELI
Shkup, 23 dhjetor – “Pyjet e Maqedonisë”, “Rrugët e Maqedonisë”, Radio Televizioni i Maqedonisë” dhe shumë kompani tjera më pronësi shtetërorë vazhdojnë me praktikën të mos t’i paguajnë tatime shtetit, shkruan gazeta KOHA. Gjithsejtë 24 kompani më pronësi shtetërore përgjatë vitit 2015 së bashku i kanë borxh shtetit rreth 17 milion euro. Sipas “Listës së Zezë” të Drejtorisë për të Hyra Publike, të publikuar ditë më parë, vetëm tre kompani shtetërore i kanë borxh shtetit mbi 11 milion euro për mos pagim të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal, kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional, akciza dhe dogana. Kompania shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” e kryeson “Listën e zezë” si borxhliu më i madh i shtetit në vlerë prej rreth 400 milion denarë apo 6.6 milion euro. E dyta është kompania shtetërore “Pyjet e Maqedoni” e cila gjatë vitit 2015 në arkën shtetërore në emër të tatimeve nuk ka paguar rreth 200 milion denarë ose 3 milion euro dhe ndërmarrja shtetërore gjegjësisht servisi publik “Radio Televizioni i Maqedonisë”, në vitin 2015 i ka krijuar shteti një minus prej rreth 100 milion denarë që është e për afërt me 1.7 milion euro. Në “Listën e zezë” të DHP-së përveç këtyre tre ndërmarrjeve shtetërore janë edhe 21 ndërmarrje tjera publike që vite me radhë i ikin shtetit kur është fjala për pagesat e detyrueshme tatimore. Analisti ekonomik , Goran Rjafalovski, për KOHA vlerëson se problemi që vite me radhë pikërisht kompanitë shtetërore janë ata të cilët i ikin me vetëdije pagesave tatimore ndaj shtetit dhe shteti nuk merë asnjë masë preventive kundrejt ndërmarrjeve publike. “Krijimi i borxheve nga mos pagesave të tatimeve të detyruara që ndërmarrjet publike nuk i kryejnë ndaj shtetit është për shkak menaxhimit të dobët të këtyre ndërmarrjeve publike, punësimet partiake si dhe mos respektimit apo zbatimit të ligjeve siç është ligji për disiplinë fiskale”, thotë Rafajlovski. Sipas Rafajlovskit nuk është problem edhe aq i madh që ndërmarrjet publike i kanë borxh shtetit por problemi kryesor qëndron në faktin se shumë ndërmarrje shtetërore u kanë borxhe edhe bizneseve private.” Mendoj se borxhi që ndërmarrjet publike u kanë kompanive private është 3 deri në pesë herë më i madh se sa i kanë borxhe shtetit” thotë Rafajlovski . Ky problem thotë Rafajlovski që ndërmarrjet publike vazhdimisht krijojnë borxhe si ndaj shtetit dhe firmave private nuk duhet të lidhet vetëm më harxhimet jo produktive që i bëjnë kompanitë shtetërore por kjo është për shkak të keq menaxhimit të këtyre ndërmarrjeve shtetërore të cilat i krijojnë dëme fiskale shtetit por njëkohësisht dëme të mëdha pësojnë edhe bizneset private.”Problem është se askush nuk e din se sa firmat publike u kanë borxh firmave privat ashtu siç po bënë publike shumën e saktë DHP-ja se sa ndërmarrjet shtetërore i kanë borxh shtetit. Pra do të ishte e ndershme që DHP-ja të del më të dhëna të sakta se sa ndërmarrjet shtetërore u kanë borxh firmave private dhe pse ky borxh nuk u paguhet ne kohe bizneseve private”, thotë Goran Rafajlovski, analist ekonomik.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.