Ditëve të fundit nuk bëhet tjetër gjë veçse flitet për hakerët, të cilët vjedhin të dhënat private të bukurosheve me famë ndërkombëtare. Pas vjedhjes së fotografive personale të motrës së dukeshës së Cambridge, Pippa Middleton, radha është e modeles ruse Dana Borisova.
Ish-modelja e “Playboy”, aktualisht e angazhuar në drejtimin e shout televiziv “Military Journal”, ka denoncuar vjedhjen e fotografive të saj intime, ku shihet në poza të nxehta.
Fillimisht hakerët i fshinë gjithë fotografitë e martesës dhe përmbajtjen e e-mail dhe më pas publikuan në rrjetet sociale, fotografitë me pullë të kuqe të modeles. Dana dyshon se pas këtij akti fshihet ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Andrey Tishchenko. Policia ruse ka nisur hetim lidhur me denoncimin e bërë nga bukuroshja.