Nuk mund të luajë edhe së paku një muaj e gjysmë, andaj qendërmbrojtësi italian i Juventusit, Leonardo Bonucci ka vendosur që derbin lokal kundër Torinos, ta shikoj nga shtëpia me fëmijët e tij. Këtë foto e ka postuar pak para ndeshjes duke i befasuar të gjithë pasi njëri djalë Matteo ka të veshur fanellën e Juventusit si i ati i tij, kurse Lorenzo vendosi ta vesh fanellën e Torinos.