Sytë e të gjithëve ishin të drejtuar kah ai të shtunën mbrëma. Vrapuesi më i shpejtë i të gjitha kohërave do të zhvillonte garën e fundit në karrierë, Në garën e ‘stafetës’, 4 herë nga 100 metra, pritej luftë e madhe ndërmjet Xhamajkës dhe SHBA’ve. Xhamjka e filloi shumë mirë garën, por Usein Bolt u lëndua në garën e fundit në karrierë, e të artë e fitoi Britania. Ai ka paralajmëruar se pas Kampionatit Botëror të Atletikës, do të pensionohet.