Dhjetëra persona kanë bllokuar aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, respektivisht vendin e quajtur Llabjan për të kundërshtuar ardhjen e një delegacioni serbë në vendin tonë.
Ndonëse ishte paraparë që sot të vinte edhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. Nrsyshe, kryeministr Vuçiq deklaroi se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina. “Nuk vjen në konsideratë ky lloj presioni dhe cirku që ka bërë Prishtina”, ka deklaruar ai.
Edhe rruga që vije nga Prishtina për në komunat veriore të Kosovës, është e bllokuar. Banorët shqiptarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar rrugën magjistrale për të ndalur serbët të takohen me kryeministrin serb Aleksandar Vucic, i cili vije për fushatë zgjedhore. Këtë e bëjnë të ditur burime të gazetametro.net në Mitrovicë. Ata thonë se rruga është bllokuar në hyrje të Vushtrrisë dhe në hyrje të Mitrovicës.
Qytetarët kanë dalur në rrugën kryesore në Vushtrri(tek Banjska Trans) e gjithashtu në hyrje të Mitrovicës në vendin e njohur ‘tek varrezat e Serbëve’, ku ndodhet edhe rruga që të dërgon në Leposavic. ‘Vucic na le rehat’, janë parullat që kundërshtojnë ardhjen e Vuçiqit.
Ndërkaq, më herët edhe banorët e Rahovecit kishin bllokuar rrugën në Hoçë të Madhe. Ndryshe, këto bllokime rrugësh po ndodhin si kundërshtim i mbajtjes së zgjedhjeve serbë në Kosovë, dhe ardhjes së Vucic’it në Leposavic.