Edhe pse bashkëshortja e Blerim Xhemailit, Erojna, bën poza seksi për mediat ndërkombëtare, futbollisti nuk e lejon një gjë të tillë në jetën private. Blerimi në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram shihet teksa i vendos dorën në gjoks bashkëshortes duke mos lejuar që ta ekspozojë para ndjekësve në këtë rrjet social. Ndryshe, lojtari 31-vjeçar aktualisht është lojtar i skuadrës italiane Bologna ndërsa pritet që gjatë verës t’i bashkohet ekipit Montreal.