Dy binjake 16-vjeçare që kanë lindur të ngjitura bashkë në kraharor refuzojnë që t’i nënshtrohen një operacioni për t’u ndarë. Carmen dhe Lupita Andrade nga New Milford kanë lindur në vitin 2000 dhe kanë mësuar të ndajnë bashkë çdo minutë të jetës së tyre. Ato kanë të përbashkëta disa brinjë, mëlçinë, sistemin e tyre të qarkullimit të gjakut, të tretjes dhe të riprodhimit. Secila nga vajzat ka dy krahë por vetëm nga një këmbë, Carmen kontrollon këmbën e djathtë kurse Lupita të majtën. Shumica e binjakëve që lindin të bashkuar vdesin pak pas lindjes, por vajzat arritën që të mbijetonin. Kur ishin 4-vjeçe filluan së bashku hapat e para dhe kaluan vite në terapi duke mësuar sesi të uleshin dhe të orientoheshin me njëra-tjetrën për të përdorur këmbët e tyre. Por ndërsa janë rritur binjaket kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe jeta e tyre është në rrezik. Mjekët kanë paralajmëruar se nuk mund të mbijetojnë shumë gjatë së bashku pasi Lupita vuan nga skolioza dhe mushkëritë e saj funksionojnë 40%, shkruan oranews. Ato kanë menduar që vajzat ti nënshtrohen kirurgjisë për të ndihmuar Lupitën që të marrë frymë më me lehtësi por kjo mund të rrezikojë jetën e saj ose mund ti shkaktojë dëmtim të trurit. Por kur vajzat janë pyetur nëse duan të ndahen ato janë përgjigjur të dyja: Jo. “Ne jemi mësuar që të rrimë bashkë”, është shprehur Carmen. “Kjo është me shumë rrezik dhe ne kemi vendosur që nuk duam të ndahemi”.