Shkup, 15 dhjetor – Edhe ankesa e BESËS lidhur me një vendvotim në fshatin Orllancë të Haraçinës nuk është pranuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Në ankesë, siç thuhet, është votuar në mënyrë grupore, janë shantazhuar votuesit e Lëvizjes BESA, ndërsa presione ndaj votuesve janë bërë edhe në korridoret e objektit ku është votuar. Përfaqësuesi i BESËS që po mbron ankesat para KSHZ-së, ka akuzuar se në vendvotimin e Orllancës vëzhguesit e BESËS kanë hetuar një listë me emra të atyre që nuk kanë votuar dhe që është dashur të votojnë, votim në grup, si dhe presione ndaj votuesve.