Karriera e sulmuesit të kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi mund të vazhdoj në Turqi, por te gjigandët e Beshiktash. 26-vjeçari pasi vuajti në pjesën e parë të kampionatit te Istanbul Bashaksehir ku regjistroi vetëm 2 ndeshje, në merkaton e janarit kavajasi pasi gjeti akordin me klubin që zotëron kontratën e tij vendosi të kaloj te Akhisar Beledijespor me formulën e huazimit. Cikalleshit i mjaftoi vetëm pak kohë për t’u ambientuar me shokët e rinj dhe fitoi formacionin duke u kthyer në një futbollist thelbësor për skuadrën. Në 12 ndeshje sulmuesi kavajas shënoi 6 gola për fanellën e Akhisar duke e ndihmuar ekipin të siguroj mbijetesën në elitën e futbollit turk. Sipas “Super Sport” për ish-sulmuesin e Kukësit ka shfaqur interes kubi i Beshiktash që kërkon të përforcoj ekipin për pjesëmarrjen në Ligwn e kampionwve.
Për t’u realizuar ky operacion drejtuesit e Beshiktash do të përdorin sulmuesin Mustafa Pektemek, i cili është i huazuar te Istanbul Bashaksehir. Sipas burimeve të “Super Sport” palët kanë rënë dakord që Cikalleshi të kaloj te Beshiktash dhe Pektemek të qëndroj te Istanbul. 26-vjeçari pritet të firmos një kontratë 4-vjeçare nga e cila pritet të përfitoj rreth 1 mln dollarë në sezon.