Besart Berisha vijon të shënojë rregullisht në futbollin australian. Sulmuesi nga Kosova ka qenë protagonist për mirë dhe për keq në ditën e sotme për Melburnin në humbjen që pësoi në transfertë kë shifrat 2-1 ndaj Perth Glori. Në minutën e 44′ Berisha shpërdoron një mundësi të artë duke humbur një 11-metërsh. Sulmuesi nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 0-0. Por, Berisha do të rregullonte shënjestrën në minutën e 58′ ku Melburni do të fitonte sërish një penallti. Këtë radhë kosovari nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë për të kaluar ekipin e tij e avantazh. Megjithatë kjo nuk mjaftoi që Melburn Viktori të marrë një fitore në këtë sfidë, pasi skuadra vendase shënoi dy gola në minutat 77′ dhe 84′ për të përmbysur rezultatin.