Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka marr karton të kuq në sfidën ndaj Brisbane Roar. Në video shihet se si sulmuesi nga Kosova nuk e ka prekur fare mbrojtësin kundërshtar që pretendoi se kishte marr goditje nga Berisha. Gjyqtari i ndeshjes nuk hezitoi dhe ndëshkoi direkt me karton të kuq kosovarin i cili në këtë përballje ka shënuar një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Berisha kishte shënuar golin e fitores në këtë ndeshje pasi ajo u mbyll 3-2.