Besart Berisha shënon një tjetër gol fantastik (VIDEO)

Një gol fantastik, tre pikë për skuadrën dhe rekord. Besart Berisha mbetet lojtari më i rëndësishëm i Melbourne Victory dhe sulmuesi më i spikatur në A-League australiane. Skuadra e kryeqytetit fitoi 2-1 përballë Adelaide United. Pas avantazhit të vendasve me Rojas, që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, në podium hipi sulmuesi i lindur në Prishtinë. Tetë minuta përpara fundit të lojës dhe i rrethuar nga dy kundërshtarë, Besart Berisha shfaqi të gjithë cilësitë teknike, duke realizuar një gol të shkëlqyer.  Topi mori një trajektore të pabesueshme, kaloi mes dy kundërshtarëve dhe përfundoi në rrjetë. Ky ishte edhe goli i 17-të sezonal për sulmuesin 31-vjeçar, i cili kryeson listën e golashënuesve në kampionatin australian. Me rrjetën e realizuar, Berisha fitoi edhe vendin e tij në historinë e klubit të Melbourne Victory, duke u bërë futbollisti i dytë që arrin kuotën e 50 golave me skuadrën, përkrah legjendës Archie Thompson.

https://www.youtube.com/watch?v=91gJ4zPcMqk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

four × three =

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com