Jose Mourinho ka pranuar që Dimitar Berbatov të kthehet në Manchester United. Dimitar Berbatov është afër rikthimit në Manchester United. Jose Mourinho ka pranuar që ai të stërvitet me ekipin, raporton “Sportal.bg”. Sulmuesi bullgar shënoi 56 gola në katër sezone me “Red Devils”. Kurse, ai është futbollist i lirë pas largimit nga PAOK, përcjell “lajmi.net”. Berbatov do të stërvitet me Manchester Unitedin për të përmirësuar formën fizike. Pastaj, ai do të jetë në pritje të ofertave për një angazhim të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.