Abuzon me një fëmijë 11 vjeç dhe mbetet shtatzënë. Marissa Mowry u akuzua për ngacmim seksual me një djalë vetëm 11 vjeç, me të cilin mbeti shtatzënë. Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014 kur Marissa, e cila punonte si kameriere, ishte 22 vjeçe. Ajo e kishte joshur të miturin në një shtëpi në kontenë e Hillsborough, të Floridas (SHBA).
Gruaja pranoi raportin duke tentuar të justifikohej se ishin të dashuruar, pavarësisht moshës. Marissa e solli në jetë fëmijën në tetor të 2014, dhe ai iu besua gjyshërve, pasi gruaja u cilësua si jo e denjë për ta rritur. Në ditët e para të korrikut do të mbahet gjyqi për të dhënë vendimin ndaj saj.