“Maqedoni, ne po vijmë”, ka shkruar në profilin e tij në “Twiter” Erik Bejlli, i cili bashkë me shokët e skuadrës pritet të zbarkojnë në Shkup, ku nesër në “Telekom Arena”, skuadra e Mançesterit dhe Realit të Madridit do të “luftojnë” për trofeun e Super Kupës së UEFA-së.
Kujtojmë, gjatë ditës edhe ekspedita e Realit të Madridit zbarkoi në aeroportin e Shkupit.