Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejlli e ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e SHBA-së për hyrjen e Maqedonisë në NATO, përmes reformave në shtet dhe pјesëmarrjen në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare. Deklaratën e këtillë, ambasadori amerikan e bëri në pritjen e pjesëmarrësve në stërvitjen ushtarake “Dragon Gardian”, në Kumanovë. Ambasadori Bejli tha se javën e ardhshme zëvendëspresidenti Pens do të udhëtojë në Mal të Zi që të takohet me liderët e Konventës së Adriatikut, ndërsa javën e kaluar ai deklaroi se politika e NATO-s, për dyer të hapura patjetër të mbesë përgjithmonë ashtu për të gjitha vendet që i ndajnë vlerat e saj.
Ushtrimet e përbashkëta e afrojnë Maqedoninë drejt NATO-s. Me rëndësi është që të potencohet se anëtarësimi në NATO nuk është diçka për të cilën vetëm flitet. Përmes trajnimeve dhe stërvitjeve bilaterale dhe përmes ngjarjeve dhe operacioneve të mbështetura nga NATO, ne i ndihmojmë Maqedonisë që të përgatitet për anëtarësim të plotë në NATO. SHBA punon që ta shoh Maqedoninë të bëhet pjesë e NATO-s, qoftë përmes përkrahjes së reformave për përforcimin e demokracisë, ose përmes stërvitjeve siç është edhe “Dragon Gardjan”, deklaroi Bejli.