HIDHINI NJË SY: Sipas një studimi të fundit të publikuar nga “British Medical Journal”, kavitetet mund të parandalohen me një ndryshim të dietës. Studimi ekzaminoi 62 fëmijë me kavitete në dhëmbë, të ndarë në 3 grupe. Grupi 1 konsumoi një dietë standarde + tërshërë; grupi 2 konsumoi të njëjtën dietë + suplemente me vitaminë D, ndërsa grupi 3 kishte dietë pa drithëra dhe suplemente me vitaminë D. Pas analizimit të të dhënave, grupi 1 kishte rritje të kaviteteve. Grupi 2 kishte pak ndryshime, ndërsa grupi 3 ishte shumë herë më mirë. Shumë doktorë dhe dentistë e kanë mbështetur studimin dhe tani rekomandojnë që të ndryshohet dieta ushqimore. Disa faktorë që shtojnë kavitetin janë mungesa e mineraleve, vitaminave që shkrijnë yndyrën, konsumimi i sheqerit me shumicë dhe ushqimet e pasura me ‘phytic acid’, që gjendet në grurë, apo fara jo organike ose OMGJ.
MËNYRAT NATYRALE:
HIQNI SHEQERIN NGA DIETA. Sheqeri i ushqen bakteriet në gojë dhe pengon lëngjet e shëndetshme në dhëmbë dhe ka shumë aciditet.
KONSUMONI USHQIME TË SHËNDETSHME. Për të luftuar kavitetet duhet të shtoni ushqimet me minerale dhe me vitamina që luftojnë yndyrnat. Hani më shumë avokado, ose përdorni vaj kokosi, bashkë me arra dhe lajthi, apo fara duke krijuar një mbrojtje ideale ndaj kaviteteve.
ELIMINONI ACIDIN FITIK NGA DIETA JUAJ. Acidi fitik, ‘Phytic acid’ mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet dhe gjendet në grurë, apo fara jo organike ose OMGj. Ai ndalon thithjen e mineraleve nga ushqimet.
HIQNI YNDYRËN. Me një lugë vaj kokosi në gojë, për rreth 20 minuta, mund të mund të hiqni kavitetin nga goja. Kjo është një teknikë e vjetër, që mund të duket shumë e vështirë në fillim, por niseni me 3-5 minuta ditët e para dhe më pas shtojini minutat e përditshme të pastrimit, gradualisht. Kjo teknikë mund të parandalojë shfaqjen e kaviteteve të shërojë xhinxhivet, dhe të reduktojë edhe dhimbjet e kokës.
PASTA E DHËMBËVE ME MINERALE NATYRALE. Pastat e dhëmbëve pa fluor janë të shtrenjta ndaj provoni një të bërë vetë:
- 3 lugë gjelle me pluhurin ‘diatomaceous earth clay’ që gjendet në farmaci
- 1/4 lugë çaji sodë
- 1/4 lugë çaji klorofil me mente
- 1/4 lugë çaji ekstrakt menteje
- 1/2 lugë çaji vaj kokosi
- 1 lugë gjelle ujë i distiluar
- Përzieni gjithë përbërësit, deri sa të bëhet një pastë dhëmbësh pa fluor.