Departamenti i Shtetit e ka shpallur Bosnjë e Hercegovinën si vend me nivel të lartë të kërcënimit për SHBA-në dhe për interesat e Qeverisë amerikane, për shkak të kërcënimeve nga terrorizmi dhe pastrimi i parave, që është e ndërlidhur me trafikimin e drogës.
Siç transmeton “Dnevni Avaz” në raportin më të ri për gjendjen e sigurisë në BeH, Departamenti i Shtetit ka vlerësuar se Sarajeva dhe BeH-ja janë lokalitet me rrezik të lartë. Në raport theksohet se gjatë luftës nga viti 1992 deri në vitin 1995 në BeH kanë udhëtuar një numër i madh i luftëtarëve islamikë, me qëllim që myslimanët lokalë t’u ndihmojnë në mbrojtje.
Në dokument shtohet se disa qindra akoma janë aktivë në organizatën islamike fundamentaliste dhe në masë të madhe ndikojnë në segmente të caktuara të jetesës së myslimanëve në BeH. Vlerësohet se në disa prej viteve të kaluara një numër i madh i qytetarëve të BeH-së kanë udhëtuar në fushëbetejat në Siri dhe Irak, shkruan “Dnevni avaz”.