Bebet e lindura para kohe, po aq të talentuara sa të tjerët

Fëmijët e lindur para kohe janë po aq të talentuar dhe tregojnë aftësi në të mësuar po aq sa edhe bashkëmoshatarët e tyre. Një studim amerikan ka dal në këtë rezultat duke bërë të qartë se, frika e prindërve se foshnjat e lindura para kohe mund të jenë në disavantazh me fëmijët e tjerë janë të pabazuara. Studiuesit ndoqën ecurinë e më shumë se 1.3 milion fëmijëve. Ata zbuluan se ata që kishin lindur më herët nuk ishin në një disavantazh të rëndësishëm krahasuar me kolegët e tyre. Dy në tre të lindur midis javës së 23 ose 24 të shtatzënisë ishin gati për të shkuar në kopsht rreth moshës pesë vjeçare, dhe pothuajse 2 për qind e tyre fituan statusin e “të talentuarit”. Fëmijët e lindur në mes të javës së 25 dhe 28 performuan vetëm pak më keq se sa homologët e tyre të lindur në kohën e plotë në rreth 40 javë, shkruan INTV. Kur gjatësia e shtatzënisë u rrit pas 28 javësh, rezultatet e provës treguan se në moshën ndërmjet 11 dhe 14 vjeç dallimet mes fëmijëve u bënë të papërfillshme. Sipas studiuesve shumica e foshnjave të lindura në mesin e javës së 23 dhe 24 ende tregojnë një shkallë të lartë të funksionimit kognitiv në fillim të kopshtit dhe gjatë gjithë shkollës.