Zejnulla VESELI
Në tre vitet e ardhshme Bashkimi Evropian (BE) përmes projektit të Programit për zhvillim të kombeve të bashkuara do të financon rreth 200 projekte të karakterit publik në Ballkanin Perëndimor në vlerë të përgjithshme prej 10 milion euro, ndërsa 840 mijë euro nga ky buxhet do të shkojnë për përkrahjen e 10 projekteve të komunave në Maqedoni. Sipas shefit të zyrës të BE-së, Nikolla Bertolini, Programi i ri rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim përforcimin e partneritetit midis komunave dhe organizatave dhe shoqërive qytetare në pajtim me prioritetet programore që kanë komunat. “Programi peshon 10 milion euro dhe do të realizohet gjatë tre viteve të ardhshme në 6 vende të Ballkanit Perëndimor ndërsa buxheti i paraparë për komunat e Maqedonisë kap vlerën prej 845 mijë euro. Aderimi në BE nuk është vetëm një proces që merr shumë kohë për harmonizimin e rregullativave ligjore por si qëllim kryesor ka dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, tha Bertolini. Programi rajonal për demokraci lokale potencoi Bertolini gjatë periudhës së ardhshme tre vjeçare në fokus do të ketë gjetjen e mënyrave më të mira të bashkëpunim më të madh midis organizatave deh shoqërive qytetare përmes të cilës qytetarët do të kenë përftime të shumta. (Më gjërësisht do të lexoni në numrin e nesërm të gazetës KOHA)