BE-ja ka hequr vizat për 50 milionë ukrainas dhe gjeorgjianë. Zyrtarët kanë bërë të ditur se është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund konfliktit brenda BE-së që kishte penguar masat e premtuara. Bisedimet e orëve të vona ku ishin të përfshirë shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian kanë arritur në një kompromis në termet e një mekanizmi që mund të përdoret për heqje vizash në raste emergjente. Dy ish-republikat sovjetike janë duke kërkuar të distancohen nga Moska dhe të afrohen me Perëndimin. Në këtë skemë të liberalizimit të vizave nuk është përfshirë Republika e Kosovës, kjo pasi që nuk janë plotësuar edhe dy kushtet e fundit që janë Demarkacioni dhe Asociacioni i Komunave Serbe.