Kandidatja për presidencën e Francës, Marine Le Pen reagon ashpër ndaj Bashkimit europian duke thënë se ky union do të “vdesë” pasi njerëzit nuk e duan. “Bashkimi Evropian do të pushojë së ekzistuari pasi njerëzit nuk e duan më atë. Ne do ta ndryshojmë Evropën, idenë evropiane dhe do të forcojmë popullin e Evropës dhe të kombeve”, është shprehur Le Pen. Kandidatja për presidente njihet për deklaratat kundër BE-së, pasi ka thënë se nëse fiton garën do të organizonte një referendum për Frexit.