Shkup, 21 qershor – Draft-ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, edhe përskaj premtimeve të partive shqiptare se do të jetë ndër të parët që do të miratohet në Parlament, pas formimit të Qeverisë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë nga shkaku se LSDM nuk e ka në prioritet në pakon e ligjeve prioritare që prekin procesin euruointegrues të vendit, shkruan gazeta KOHA. Nga burime të sigurta partiake, gazeta KOHA merr vesh se LSDM po tenton të shtyjë miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe deri në mbarim të zgjedhjeve lokale, me qëllim për të mos i dhënë shkas VMRO-së të kritikojë kryeministrin Zoran Zaev se ka instaluar dygjuhësinë në Maqedoni. Megjithatë, ky tentim nuk do të jetë i lehtë për LSDM-në. Zyrtarë të lartë partiak të BDI-së i thanë të mërkurën gazetës KOHA se kjo parti do të kërkojë votëbesimin e Qeverisë nëse tre javë pas… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)