Policia belge sot ka kryer bastisje në Bruksel në tetë banesa në suaza të operacionit antiterrorist, i cili është në vijim, njoftoi prokuroria. Një zëdhënës i zyrës së prokurorisë federale theksoi se bastisjet nuk kanë të bëjnë me sulmet e Shtetit Islamik në nëntor të vitit 2015, e as me sulmet me bombë në Bruksel në mars të vitit të kaluar. Operacioni ende vazhdon, ndërsa gjatë ditës do të publikohet kumtesë. Sipas mediave belge, në bastisjet marrin pjesë pjesëtarët e forcave speciale dhe sektori policor për luftë kundër terrorizimit.