Gjatë një interviste me moderatorin Fabio Fazio në emisionin “Che tempo che fa”, Ilary Blasi, bashkëshortja e Francesco Totti-t, ka shprehur dëshirën që futbollisti të kalojë më shumë kohë me familjen. “Të luajë deri në 70 vjeç? Jo, mjaft më! Francesco është 40 vjeç. Nuk e di nëse do ta mbyllë karrierën jashtë Europës, pasi duhet folur, por në këtë moshë ku mund të shkojmë? Do të qëndrojmë në Romë pasi jemi mirë këtu!” – shprehet e bindur moderatorja e njohur. Totti ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e Romës kundër Pescaras dhe ka shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes, për ta kualifikuar ekipin e tij tutje në Coppa Italia, ndërsa sonte romakët zhvillojnë ndeshjen në kuadër të Serie A, kundër Fiorentinas.