Pothuajse në të gjitha ligat evropiane ka përfunduar pjesa e parë e sezonit, ku futbollistët janë lëshuar në pushime dimërore, pas ndeshjeve të shumta që i kanë zhvilluar për klubet e tyre respektive. Të vetëdijshëm se në pranverë i presin sfida të rënda dhe vendimtare drejt realizimit të synimeve që i kanë, pushimin janë duke e shfrytëzuar maksimalisht, vetëm e vetëm të jenë mirë të pushuar kur të startojnë përgatitjet. Ndërkaq, një pjesë e reprezentuesve të përfaqësueses së Maqedonisë si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Nikolla Gjorgjev, portieri David Mitov Nilson, kanë vendosur që pushimet e tyre ti kalojnë në disa vende ekzotike si Dubai, Kanun të Meksikos. Kështu, Bardhi, për të cilin pa dyshim se ky ishte vit i shkëlqyer, duke marr parasysh se është në krye të listës së golashënuesve në kampionatin hungarez kurse me përfaqësuesen e Maqedonisë deri 21 vjeç arritën suksesin historik duke u plasuar në Kampionatin Evropian në Poloni, aktualisht është duke pushuar në Dubai. Pas publikimit të fotove në faqen e tij zyrtare në “Facebook” shihet se Bardhi po kënaqet në bukuritë e këtij qyteti, duke u argëtuar maksimalisht siç thamë pas një sezoni të shkëlqyer për atë. Derisa, për KOHA thotë se ky pushim për të është një pushim i veçantë. “Ka 1 javë që jam në Dubai, një vend fantastik ku isha bashkë me dy shok, ku njëri është shok i skuadrës. Këtë pushim do të mbaj mend gjatë kohë, pasi Dubai është një vend tepër i veçantë. Kisha nevojë për një pushim të tillë dhe e kam shfrytëzuar maksimalisht atë, dhe për asgjë tjetër nuk kam menduar”, deklaroi për KOHA, Bardhi. Ndërkohë, futbollisti shqiptar i Luganos së Zvicrës Ezgjan Alioski si destinacion për të pushuar ka zgjedhur Meksikën, respektivisht vendin turistik Kankun. Derisa, dy reprezentuesit tjerë Gjorgjev dhe David Nilson, gjithashtu si destinacion kanë zgjedhur Dubain. (koha.mk)