Ka qenë një ditë e zënë për “yjet” e Barcelonës, pas një seancë stërvitore me dyer të hapura, në sytë e mijëra vizitorëve dhe një udhëtimi surprizë në një spital fëmijësh. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës performuan para mijëra tifozëve në stërvitjen që klubi e kishte bërë me ftesë për të gjithë fansat, në prag të ndeshjes kundër Athletic Bilbao për Kupën e Mbretit. Tifozët “pushtuan” qendrën stërvitore “Joan Gamper” dhe ndoqën nga pranë kampionët e tyre, që sapo janë rikthyer nga pushimet e fund vitit. Lojtarët e Luis Enrique kaluan një pjesë të kohës me tifozët duke bërë fotografi dhe duke dhënë autografe para se të niste stërvitja. Barça do të ndeshet me Bilbao për raundin e pestë të Kupës së Mbretit, në ndeshjen e parë për këtë vit kalendarik. Stadiumi “Nou Camp” duhet të jetë një faktor duke qenë se ndeshja e kthimit do të luhet në fushën e Bilbaos. Barcelona e fitoi Kupën e Mbretit pasi mposhti Sevilla në finalen e edicionit të kaluar dhe kësisoj ënjtë mbajtësja në fuqi e trofeut. Dita nuk u mbyll me kaq për “yjet” e Barcelonës, që disa orë më pas bënë një vizitë surprizë në një spital fëmijës në qytetin katalanas. Messi, Luis Suarez dhe Neymar shkëmbyen urimet me tifozët më të rinj dhe kaluan disa orë së bashku. Futbollistët e Barcelonës nuk i kursyen fotot as mes fëmijëve të vegjël, duke i dhënë atyre mundësinë dhe optimizmin për ta nisur sa më të lumtur 2017-n.
Tifozët e Barcelonës urojnë që idhujt e tyre të fitojnë terrenin e humbur ndaj Real Madrid në garën për titullin në La Liga. Aktualisht, Barcelona ka tre pikë më pak dhe ka luajtur një ndeshje më shumë se Real Madrid. Katalanasit janë të detyruar të shohin edhe pas shpine, teksa Sevilla e vendit të tretë është vetëm një pikë larg tyre.
Barcelona ia kushton ditën tifozëve (FOTO)
Leave a comment