Ballkani rrezikohet nga ndikimi rus

“Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve”, bën thirrje udhëheqësi shqiptar, duke pasur frikë nga largimi i vëmendjes amerikane në rajonin e Ballkanit, shkruan “The Telegraph” e Londrës

145

Në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, kryeminitri Edi Rama flet për rrezikun rus në Ballkan, nga frika e largimit të vëmendjes amerikane nga Ballkani. Sipas tij, Ballkani ndodhet në rrezikun e rënies nën influencën ruse. “Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve”, bën thirrje udhëheqësi shqiptar, duke pasur frikë nga largimi i vëmendjes amerikane në rajonin e Ballkanit, shkruan “The Telegraph” e Londrës. Në një intervistë dhënë në Tiranë gazetarit të së përditshmes së madhe britanike, Thomas Harding, kryeministri Edi Rama thekson se Ballkani  ndodhet në rrezikun e rënies nën influencën ruse, nëse administrata Trump injoron rajonin. Ai ngre pikëpyteje edhe nëse Bashkimi Evropian po bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe të bllokojë komplotet e pretenduara të Moskës në rajon, duke iu referuar rastit të Mali të Zi, për të cilin “The Telegraph” e Londrës raportoi një javë më parë. Duke e cilësuar udhëheqës karizmatik, “The Telegraph” citon Ramën të ketë thënë se “pa mbështetjen amerikane, Ballkani nuk do të jetë një vend ku do të ketë paqe dhe bashkëpunim”. “Nëse do të ketë një tërheqje nga SHBA dhe BE, ne mund të kthehemi aty ku e nisëm dhe ju e keni parasysh se ç’do të thotë aty ku e nisëm në Ballkan”, citon gazeta kryeministrin shqiptar. “The Telgraph” e Londrës flet edhe për betejën e udhëheqësit të Partisë Socialiste për reforminin e sistemit të korruptuar të drejtësisë, si kusht për anëtarësimin në BE. “Ky është një shqetësim i madh për opozitën, pasi ata kanë qenë në pushtet për shumë vite dhe kanë arsyet e tyre nga frika e një pastrimi dhe një sistemi drejtësie që funksionin mirë”, deklaron Rama në intervistën për “The Telegraph”. Pas tre vjetësh në pushtet, Edi Rama, shkruan gazeta londineze, mbetet tejet popullor, ku 56% e mbështesin në sondazhe dhe kjo shifër do të jetë e dobishme në zgjedhjet e qershorit dhe është një provë e suksesit të reformave, të cilat kanë bërë që policia shqiptare të shndërrohet nga më pak e besuara, tek profesioni më i besuar në Shqipëri, shkruan gazeta britanike.

Comments are closed.