Përveç se i la në lloç ndaj las Palmas, ku Real Madridi nuk arriti të marrë më shumë se një pikë duke humbur edhe kreun e La Ligas, Gareth Bale do të mungojë edhe dy ndeshje tjera, transmeton Gazeta Express. Lajmin e ka konfirmuar “Cope”, të cilët bën të ditur se kartoni i kuq që mori ndaj Las Plamas, do t’i kushtojë Bale me dy ndeshje, i cili tani nuk do të luajë ndaj Eibarit dhe Betisit.