Franca ka prezantuar rrugën e parë në botë me panele diellore, që ndodhet në një fshat të vogël në Normandi. Rruga e quajtur “Wattway”, u inaugurua nga Ministri i Ekologjisë, Segolene Royal, i cili tha më herët këtë vit se dëshironte të ndërtonte rrugë prej 1000km me panele diellore në Francë. Colas, pjesë e gjigantit të Bougyes, ndërtoi panelet e Wattway për pesë vjet, transmeton Gazeta Express. Rruga, e financuar nga shteti, është e mbuluar me panele diellore që prodhojnë elektricitet. Elektriciteti i fituar do të jetë në gjendje që t’i furnizojë me energji elektrike dritat e fshatit të 3,400 banorëve. Rruga, që pritet të përdoret nga rreth 2,000 shoferë në ditë, do të testohet për dy vjet.