Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur dje atletes nigeriane Blessing Okagbare-Ighoteguonor, gjatë garave të Ligës së Diamantit, të zhvilluara në Oslo të Norvegjisë. Atletes, gjatë garës së kërcimit së gjati, gjatë një prej kërcimeve të saj, i ka rënë parukja. një situatë që ka krijuar mjaft ilaritet dhe që u ka bërë përshtypje mjaft tifozëve, që e morën me të qeshur këtë situatë.
Ndërsa vetë atletja ka buzëqeshur dhe ka vijuar garën normalisht, sikur të mos kish ndodhur asgjë. Blessing Okagbare-Ighoteguonor është fituese e medaljes së argjentit në kërcim së gjati në “Pekin 2008”.