Zyrtarët e sigurisë së Izraelit kanë ngritur alarmin se një nga liderët më famëkeq të këtyre kohërave, presidenti sirian Bashar al Assad posedon deri tre tonë armë kimike. Izraeli konfirmon se regjimi i tij ishte përgjegjës për sulm kimik në Siri, kur vdiqën plot 87 persona, akt pas të cilit, presidenti Trump bombardoi me 59 raketa bazën ajrore ku mbaheshin lëndët kimike. Një zyrtar i paemëruar ushtarak tha se shërbimi i inteligjencës izraelite vlerëson se Assadi zotëron deri në tre ton me armë kimike, raporton “AFP”. Ky informacion është konfirmuar edhe dy zyrtarë ushtarakë dhe organizata për ndalimin e armëve kimike, e cila thotë se në sulmin e fundit në Siri është përdorur gazi sarin. Presidenti sirian ka hedhur poshtë këto pohime, duke thënë se Siria ka pranuar të dorëzojë arsenalin e armëve kimike që nga viti 2013. Drejtori i Organizatës për ndalimin e armëve kimike, Ahmet Uzumcu deklaroi se rezultatet e hetimit tregojnë se në sulmin kimik në Siri është përdorur gazi sarin, ose një substancën e ngjashme. Rezultatet e analizave, sipas tij, janë “të kundërshtueshme”.