Nuk ka informacione cilët liderë do të paraqiten në takimin të cilin mbrëmë paralajmëroi kryetari Gjorge Ivanov. Deri tani asnjë parti politike nuk ka konfirmuar as nuk ka mohuar prezencë në takimin e liderëve tek Ivanovi, shkruan PlusInfo. Edhe nga Kabineti i Ivanovit nuk ka informacione për kohën e takimit të liderëve. Jozyrtarisht LSDM dhe partitë e shumicës së re parlamentare nuk kanë për qëllim të marrin pjesë në takimin e liderëve të caktuar nga kryetari Ivanov.