Shkup, 26 janar – Skuadra e Shkupit para disa dite prezantoi katër lojtarët e ri, teksa të enjten ka bërë goditjen e rradhës, duke e sjell në radhët e saja njërin prej futbollistëve më të mirë shqiptar Jasir Asani. 21 vjeçari te ish-kampionit të trefishtë ka ardhur në formë huazimi nga skuadra e Vardarit, ndërsa fanellën bardhekaltër do ta vesh deri në verë. Prezantimi i Jasir Asanit u bë gjatë stërvitjes së ekipit, ku në pranin e futbollistëve dhe stafit teknik kryesia e klubit dhe anëtarët e tjerë të ekipit i dëshiruan mirëseardhje në ekip, futbollistit të ri i cili është një nga emrat më të kërkuar në afatin kalimtar të dimrit.
“Dëshira ime që të luaj për Shkupin ishte që në fëmijëri, falë tifozëve të flaktë “SHVERCERAT” dhe udhëheqësit të këtij tifo grupi Omer Bunjaku, e që kjo bëri unë me shumë dëshirë dhe më lehtë të bëhem pjesë klubit. Është e vërtetë se kisha oferta të mëdha nga shumë klube, por dua të them se paraja nuk e bleu dashurinë që kam për këtë klub. Jam shumë i lumtur që e mbaj tani këtë fanellë me numrin legjendar 11, shpresoj që me ndihmën e Zotit, me gola dhe lojë të bukur të gjithë së bashku ta ndihmojmë klubin dhe ta dërgojmë aty ku e ka vendin”, deklaroi për faqen zyrtare të FC Shkupi, tanimë futbollisti i ri i Shkupit, Jasir Asani.