Arsenali ka fituar ndaj Sutton me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për FA Cup dhe pas kualifikimit do të ndeshet me Lincoln Cityt muajin e ardhshëm, por lojtarët e Arsenalit pas ndeshjes e kanë lënë zhveshtoren në gjendje të mjerueshme. Këto fotografi kanë bërë xhiro në internet, duke akuzuar lojtarët e Arsenalit për këtë gjest të tmerrshëm që kanë bërë, por klubi nga Londra është përgjigjur në mënyrë mjaft të mirë, shkruan Gazeta Metro. Arsenali ka premtuar Suttonit një donacion prej 50,000 funtash për të ndërtuar zhveshtoret e reja dhe për t’i ndihmuar sado klubit, bëjnë të ditur mediat angleze. Trajneri Arsene Wenger ka uruar skuadrën e Sutton për paraqitjen e bërë dhe Theo Walcott ka shkuar në zhveshtoren e tyre për t’i uruar ata për paraqitjen e tyre.