Lapo Elkan është arrestuar në Nju Jork pasi akuzohet se ka inskenuar një rrëmbim të rremë vetëm që ti merrte familjes së tij një shumë prej 10 mijë dollarësh. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur ditët e fundit dhe më pas Elkan është lënë i lirë nga policia. Elkan kishte mbetur pa para sepse kishte marrë një femër eskort në Manhatan dhe paratë që kishte pasur me vete i ishin mbaruar. Siç shkruan nydailynews.com, Elkan kishte telefonuar familjen duke i thënë se ishte rrëmbyer nga një femër, e cila i kërkonte 10 mijë dollarë në shkëmbim të lirisë së tij ose në të kundërt do ti bënte keq. Por shumë shpejt është zbuluar se gjithçka ishte një mashtrim sepse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Policia e ka ndaluar fillimisht Elkan dhe më pas e ka lënë të lirë. Lapo Elkan është vëllai i Presidentit të Juventusit