Arrestohet i dyshuari për përdhunim

Të dielën në mesditë është arrestuar 25 vjeçari F.B nga fshati Strimnicë, i dyshuar dhe i denoncuar për përdhunim. Ai është arrestuar në vendkalimin kufitar Tabanocë. Më pas, në koordinim me prokurorin publik, është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejshme. Sipas informacioneve, ai ka qenë duke u kthyer në vend nga shtete e jashtme. Përndyrshe, më 22 shkurt të këtij viti, rreth orës 17 e 30 minuta, dy vajza të mitura nga Strimnica, në praninë e prindit të tyre dhe përfaqësueses së Entit për punë sociale në Tetovë, kanë denoncuar përdhunimin, ndërsa si i dyshuar është 25 vjeçari F.B. Sipas denoncimit, të njëjtën ditë në orët e hershme të mëngjesit, i dyshuari ka hyrë në dhomën ku kanë qenë dy motrat duke fjetur dhe i ka ngacmuar. Motrës më të madhe ai i është kërcënuar që të mos tregojë rastin dhe më pas e ka lëshuar shtëpinë. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në atë kohë kishte ngritur padi penale ndaj F.B, për veprën tentim për përdhunim, ndërsa një kohë të gjatë ky persona ka qenë i pakapshëm për organet e policisë. (U.H.)